Marketing · BrandAdapter L.L.C.

Më shumë klientë për biznesin tënd në Gjermani, Austri, Zvicër e Kosovë.

Reklama që sjellin klientë, faqe që shesin, dhe sisteme AI që përgjigjen edhe kur ti fle. Punon direkt me mua, shqip, dhe materialet dalin në gjuhën e klientëve të tu.

Reklama digjitale

Klientë nga Google dhe rrjetet sociale

Fushata në Google, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe ChatGPT. Strategji, kreativë, menaxhim mujor dhe raport që e kupton pa përkthyes. Buxheti i reklamave mbetet i yti.

  • Google Ads
  • Facebook
  • Instagram
  • TikTok
  • YouTube
Webfaqe dhe webshops

Faqe, dyqane online, funnels

WordPress dhe Shopify, të shpejta dhe të ndërtuara për të shitur, jo për t'u dukur. Landing page për fushata, mirëmbajtje mujore, automatizim i porosive dhe i emailit.

  • WordPress
  • Shopify
Agjentë AI

Përgjigje për klientët, 24/7

Agjentë që u përgjigjen mesazheve, kuptojnë çka kërkon klienti dhe rezervojnë termine, në shqip dhe gjermanisht. Të lidhur me WhatsApp, Instagram, faqen dhe kalendarin tënd, që asnjë kërkesë të mos mbetet pa përgjigje.

  • WhatsApp
  • Instagram
  • Google Calendar
  • Claude
Google Business Profile

Të gjejnë në Google, në qytetin tënd

Profili yt në Google, i ndërtuar dhe i mirëmbajtur që të dalësh kur dikush afër teje kërkon atë që ofron. Foto, postime, vlerësime me përgjigje, dhe matje e thirrjeve.

  • Google
  • Google Maps
Rezultat nga puna ime · Reklama

17,97×

Kthim nga reklamat: deri në 17,97 € shitje për çdo 1 € të investuar.

  • 3,3 mln njerëz të arritur
  • 135+ fushata
  • 2023 deri 2024

Këtë rezultat e kam arritur vetë, për një organizator koncertesh në Spanjë. Nuk është garanci: rezultatet varen nga produkti, çmimi, tregu dhe buxheti.

Fushata më e mirë e shitjes, sipas Meta Ads Manager.

Rezultat nga puna ime · Biznes lokal

50.169

njerëz e panë restorantin me 120 € reklamë.

  • 1.314 ndjekës të rinj
  • 1.600 € buxhet për 5 muaj
  • 2025 deri 2026

Këtë rezultat e kam arritur për një restorant shqiptar në Gjermani. Nuk është garanci: rezultatet varen nga oferta, zona dhe buxheti.

Fushata sipas Meta Ads Manager, dhjetor 2025. Mesatarja sipas Superads, për të gjitha llojet e reklamave.

Rezultat nga puna ime · Webfaqe

100/100

Nota maksimale e Google për një faqe që e kam ndërtuar, në telefon dhe në kompjuter.

  • 100Shpejtësia
  • 100Qasshmëria
  • 100Praktikat
  • 100SEO

Faqja e një klinike dentare në Kosovë, drbesnikshehu.com. Faqja e shpejtë del më lart në Google dhe nuk e humb vizitorin duke pritur.

Google PageSpeed Insights, 11 nëntor 2026. Testoje vetë. Nota mund të ndryshojë pak nga testi në test.

Faqja e klinikës dentare në kompjuter
Faqja e klinikës dentare në telefon

Si punojmë bashkë.

01

Bisedojmë

30 minuta, falas. Ti më tregon biznesin dhe qëllimin, unë të them hapur çka ka kuptim dhe çka jo.

02

Plani

Çka bëjmë, sa kushton, çfarë numrash presim dhe kur. Me shkrim, brenda ditës.

03

Zbatimi dhe raporti

Puna nis brenda javës. Çdo muaj merr një raport me numra para dhe pas, dhe vendosim bashkë hapin tjetër.

Pyetje që më bëhen shpesh.

A mund të filloj me pak?

Po. Fillojmë me një kanal ose një faqe, matim një muaj, dhe zgjerojmë vetëm atë që punon.

A e di ku shkojnë paratë e mia?

Po. Buxheti i reklamave paguhet nga llogaria jote direkt te Google ose Meta, ti i sheh shpenzimet në kohë reale. Unë faturoj veç punën time.

A i paguaj reklamat veç?

Po. Çmimi im mbulon strategjinë, kreativët, menaxhimin dhe raportin. Buxheti i reklamave është i yti dhe i ndarë.

Sa shpejt shoh rezultate?

Reklamat japin të dhënat e para brenda javës dhe një pamje të qëndrueshme pas 30 ditësh. Faqet dhe profili në Google duan 2 deri 3 muaj që të ngrihen në kërkim.

Sa kushton?

Varet nga puna. Pas bisedës së parë merr një çmim të qartë me shkrim, para se të nisë çfarëdo pune.

Me kë punoj?

Me mua. Nuk ka ndërmjetës mes teje dhe njeriut që e bën punën.

Më trego për biznesin tënd.

Çfarë biznesi ke, në cilin qytet, dhe çka do të arrish. Përgjigjem brenda ditës me një propozim konkret dhe çmim.