Nga kopshti i bletëve te AI.

Idenë e parë të biznesit e pata në vitin e parë të fakultetit: një kopsht bletësh. Plani fitoi vendin e parë në një garë planesh biznesi, por kopshti nuk eci. Isha i papërvojë, dhe bletët duan përkushtim çdo ditë. Mësimi mbeti, bletët jo.

Pastaj erdhën inxhinieria, një plan biznesi për kursimin e ujit që më çoi para investitorëve në Kigali, dhe programe studimi në Mynih e në Indiana. Që nga 2015 merrem me marketing digjital, kryesisht për biznese shqiptare në Gjermani, Austri e Zvicër.

Sot, nga Prishtina, ndërtoj reklama, faqe dhe agjentë AI për këto biznese, dhe mbaj trajnime për AI në shqip. Mjetet AI më lejojnë të punoj me ekip të vogël, prandaj ti flet gjithmonë me njeriun që e bën punën.

Jashtë punës luaj shah, vizatoj peizazhe, kam ushtruar Wing Tsun dhe shkoj rregullisht në palestër.

Afrim Bajraktari

Puna

2026 e tutjeThemelues, BrandAdapter L.L.C., Prishtinë
2017 deri 2026Marketing digjital i pavarur për biznese shqiptare në Gjermani, Austri e Zvicër
2015 deri 2017Udhëheqës i marketingut, shitjes dhe kujdesit ndaj klientëve, Albasoft

Shkollimi

Master i Shkencave, Menaxhment i Mekatronikës, Kolegji UBT, Prishtinë
2014Baçelor i Shkencave në Menaxhment i Mekatronikës, Kolegji UBT, Prishtinë
2006 deri 2011Studime në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike, Universiteti i Prishtinës
2012Program zhvillimi profesional, Ivy Tech Community College, Indiana, SHBA (KITE, American Councils)
2010Winter University, Technische Universität München, me bursë DAAD
2009Summer Academy, Universiteti Erlangen-Nürnberg, Budva

Çmime dhe grante

2019Grant inovacioni, Innovation Centre Kosovo
2014Best Student of the Year, UBT
2013Next Generation Digital Innovation Scholarship, IPKO Foundation
2012Ideja më e mirë e biznesit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
2011Vendi i parë, BiD Challenge Kosovo, plani i biznesit, me prezantim në Kigali
2010Vendi i parë, gara e planeve të biznesit, EU-KOSVET
Grant për start-up, gara e planeve të biznesit, REA Prishtina (projekt i BE-së)

Ligjërim dhe trajnime

Trajnime dhe ligjërata për inteligjencë artificiale, në shqip, për biznese, ekipe dhe studentë · temat
Ligjërues asistent, kursi njëmujor "Krijo biznesin tënd online"

Angazhime

2015Vullnetar, Wiki Academy Kukës, IPKO Foundation
Kryetar i grupit dhe përfaqësues i studentëve në këshill, programi Menaxhment i Mekatronikës, Kolegji UBT
2011Mirënjohje për kontribut në edicionin e 11-të të Universitetit Veror të Prishtinës
Anëtar i Këshillit të Fakultetit nga radhët e studentëve, FIEK, Universiteti i Prishtinës

Rekomandime

Lulëzim Shishani, CEO, Albasoft
2009Prof. Abdel Sebak, Concordia University, Montreal
2009Prof. Dr. Bozin Donevski, Fakulteti i Shkencave Teknike, Manastir

Trajnime dhe certifikime të tjera (10)

2018Workshop "Virtual Reality and Augmented Reality", PriFest dhe British Council
2012Aftësim profesional, elektronikë industriale dhe teknologji informative, Qendra Rajonale për Aftësim Profesional
2011School of Entrepreneurship, financa dhe plan biznesi, BSC Kosovo, SPARK dhe BiD Network
2011Kurs i elektroteknikës, instalime industriale, 280 orë, Don Bosko Kosovë
2010"Entrepreneurship Skills for New Venture Creation", EU-KOSVET
2010"Modern Academic Writing", Universiteti Veror i Prishtinës
2010Workshop "Intercultural Competence and Communication", TU München
2009"Introduction to Bio-Electromagnetics", Universiteti Veror i Prishtinës
2006Student Enterprise Program, zhvillim i planit të biznesit, Norwegian Association of Local and Regional Authorities
"Embedded Systems I", Zanafilla Genesis Technology Center