Trajnime · Ligjërata

Inteligjenca artificiale, në shqip, për njerëz që punojnë.

Jo teori për AI, por punë me AI: dalim nga salla me një ofertë të shkruar, një fushatë të ndërtuar, një agjent që përgjigjet. Çdo pjesëmarrës punon në ekranin e vet, me rastin e vet.

Biznes

AI në punën e përditshme të biznesit

  • Oferta, email dhe raporte në minuta, jo orë
  • Përgjigje klientëve me agjent, 24/7
  • Analiza e shitjeve dhe e kostove pa Excel të komplikuar
  • Çka të mos i besohet AI-së, dhe si kontrollohet
Marketing

AI në marketing dhe reklama

  • Përmbajtje për rrjete sociale në shqip dhe gjermanisht
  • Reklama në Meta dhe Google me ndihmën e AI-së
  • Faqe dhe funnels të ndërtuara me mjete AI
  • Matja: çka punoi, çka jo, dhe pse
Produktivitet

AI për punën dhe jetën personale

  • Sistemi personal: shënime, plane, kujtesë
  • Mësim i shpejtë i çdo teme të re
  • Shkrim, përkthim dhe prezantime
  • Zakonet që e bëjnë AI-në mjet, jo zhurmë

Formatet.

Grupore

Workshop 3 orësh, ditë e plotë, ose modul 4 javësh me nga një takim në javë. Deri në 15 veta, që secili të punojë. Në Prishtinë ose online.

Individuale

Një me një, mbi punën tënde reale. Për pronarë dhe drejtues që duan ta zotërojnë mjetin vetë, jo ta delegojnë.

Kolegje dhe akademi

Ligjërata dhe ushtrime si bashkëpunëtor i jashtëm: marketing digjital, marketing automation, AI për biznes. Me syllabus, detyra praktike dhe vlerësim.

Kush ligjëron.

Afrim Bajraktari, Master i Shkencave në Menaxhment të Mekatronikës (UBT) dhe themelues i BrandAdapter L.L.C., me mbi dhjetë vjet marketing digjital për biznese shqiptare në Gjermani, Austri e Zvicër. Mjetet AI i përdor çdo ditë në punë me klientë, dhe në sallë sjell atë që ka funksionuar në praktikë.

Kam ligjëruar si asistent në kursin njëmujor "Krijo biznesin tënd online" dhe kam mbajtur trajnime të brendshme për ekipe.

Profili i plotë

Nuk je gati tani?

Të njoftoj kur hapet grupi i radhës. Një email për çdo grup të ri, asgjë tjetër.

Kërko një ofertë për trajnim.

Më shkruaj sa veta jeni, çfarë pune bëni dhe çka doni të dini në fund. Përgjigjem brenda ditës me program dhe çmim.