Privatësia.

Kjo faqe nuk përdor cookies gjurmuese dhe nuk ngarkon skripte reklamash a analitike të palëve të treta. Fontet dhe imazhet shërbehen nga vetë faqja.

Kur dërgon formën e kontaktit, emri, kontakti dhe mesazhi yt më vijnë në email përmes shërbimit Formsubmit dhe përdoren vetëm për t'u përgjigjur. Nuk ndahen me askënd dhe nuk futen në lista.

Te faqja e trajnimeve mund të lësh emailin për t'u njoftuar kur hapet grupi i radhës. Atë adresë e përdor vetëm për atë njoftim, nuk e ndaj me askënd dhe nuk të dërgoj asgjë tjetër. Çregjistrohesh duke m'u përgjigjur me një fjalë, dhe adresa fshihet po atë ditë.

Faqja hostohet në Cloudflare Pages. Cloudflare përpunon adresën IP për ta shërbyer faqen dhe për mbrojtje nga sulmet, sipas kushteve të veta.

Përgjegjës: Afrim Bajraktari, BRANDADAPTER L.L.C., Prishtinë, afrim@afrimbajraktari.com. Për çdo pyetje mbi të dhënat e tua, më shkruaj dhe përgjigjem brenda ditës.